Ekonomia

Amnistia fiskale/Denaj: Fillojmë një vit zero që lë pas informalitetin 30-vjeçar

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj u shpreh sot se, janë 7 ligje në harkun kohor 2006-2017 që janë hedhur për biznesin të konsideruar si amnisti por asnjëra prej tyre nuk ka qenë amnisti.

Nëse do t’i kthehemi pyetjes se pse dështojë, Denaj gjatë një interviste televizive tha se, “një aspekt i saj ishte se duhesh të shoqëroj me një amnisti penale dhe jo vetëm amnisti për biznesin.

Kryeministri Edi Rama, tha ajo i përmendi të dy komponentët kur u shpreh për amnistinë pra për atë penale dhe për biznesin.

“Ligji nuk do të jetë një ligj i thjeshtë që do të preki vetëm pjesën e biznesit por do të jetë një diskutim që do të hapi nene të caktuara në Kodin Penal, pasi të dyja bashkë duhet të adresohen dhe për herë të parë ky adresim do të jetë i plotë, përsa i takon kuadrit ligjor”- deklaroi Denaj.

Për sa i përket elementit kohë, theksoi ministrja, ajo nuk lidhet as me fushën elektorale apo vitin zgjedhor, por lidhet me një objektiv për të filluar një vit zero për të lënë prapa një plagë të informalitetit 30 -vjeçar.

“Kjo është një përpjekje e të gjitha qeverive, për të luftuar informalitetin dhe evazion, secili në format e veta me instrumenta të caktuara. Nëse flasim për 7 vitet e fundit, përpjekjet e vitit të fundit nga ministri të ndryshme për të luftuar informalitetin, janë përpjekje që nuk kanë krijuar një efektivitet të plotë, pasi kanë luftuar informaliteti por jo evazionin.  Ne kemi një grup i madhe individësh të cilët duke krijuar të ardhurat e tyre qoftë në vendin tonë apo jashtë kanë krijuar të ardhura që nuk janë siguruar në një format standard të cilat do të kalonin nëpërmjet sistemit bankar”- tha Denaj.

Nuk do të jenë pjesë e amnistisë tha ajo politikanët, zyrtarët prokurorët, gjyqtarët dhe familjarët tyre.

“Ne flasim për një amnisti në mënyrë që të adresojmë një plan ekonomik dhe shoqëror në Shqipërinë  për të vendosur në prespektivë disa elementë që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit dhe të administratës” -deklaroj Denaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button