Home / Arte / Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptaro-zviceran Gjon’s Tears

Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptaro-zviceran Gjon’s Tears

Transmetuesi publik Zviceran SRF njoftoi se artisti me nofkën Gjon’s Tears është zgjedhur të përfaqësojë shtetin helvetik në “Eurovision 2020” me këngën “Répondez-moi”. Ai do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj.

Gjon’s Tears, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Muharremaj është këngëtar me prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, gjersa mamaja e tij nga Shqipëria.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zviceran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”. Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë. Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë. Gjon thotë për këngën e tij: “Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”.

Gjon’s Tears bashkë-shkroi këngën “Répondez-moi” me kantautorët Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesë e një kampi të këngëtarëve në Zvicër. Kënga është përshkruar si kombinim i zërave, korëve dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne që krijojnë një pamje të re dhe unike të tingullit.

Gjoni ka konkuruar edhe në The Voice Francë në vitin 2019, ku i mahniti të gjithë me performancat e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: