Rajoni

Sulmohen furrat e shqiptarëve në Vojvodinë

furra-300x168Lokale dhe furra buke në pronësi të shqiptarëve nga Kosova janë sulmuar natën mes së enjtes dhe së premtes nga grupe huliganësh në krahinën e Vojvodinës.

Nga informacionet e fundit mësohet se persona të panjohur kanë djegur një furrë buke, ndërsa kanë dëmtuar edhe një dyqan tjetër të tipit fast food.

Furra “Aspek” është djegur nga hedhja e një bombe molotov dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët që kishin përfshirë dyqanin.

Policia serbe ka bërë të ditur se është në dijeni të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në Novi Sad, një grup huliganësh ka hyrë në një furrë buke të quajtur “Evropa”, ku punojnë punonjës serbë dhe hungarezë, duke i sulmuar ata verbalisht dhe duke thyer xhamat e dyqanit.

Sulmin e kanë dënuar autoritetet lokale, ato të qytetit dhe të opozitës, por edhe shoqëria civile dhe Avokati i Popullit.

Dy ditë më parë, siç është bërë e ditur, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi u sulmuan tri lokale të tjera, në qytetin e Somborit, Stara Pazova dhe në Novi Sad, ku janë hedhur edhe bomba. Në këto incidente nuk ka pasur të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button