Bota

Trump: Talibanët mund të kthehen në pushtet pas tërheqjes së SHBA-së

“Fundja, shtetet duhet të kujdesen për veten e tyre. Ne nuk mund të qëndrojmë aty për 20 vjet tjera”, ka shtuar mes tjerash Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar më 29 shkurt 2020, një marrëveshje në Doha, që lejon forcat perëndimore të largohen nga ky shtet brenda 14 muajve, në këmbim të zbatimit të përkushtimeve nga talibanët, përfshirë edhe negociatat e këtyre të fundit me Qeverinë afgane. Megjithatë, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk është i gatshëm për të zbatuar një pikë të marrëveshjes, që parasheh lirimin e 5,000 talibanëve të burgosur.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001 duke larguar nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Nga ajo kohë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve, së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button