Kronika

Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX/Falsifikim vulash dhe kalim i paligjshëm, procedohen 19 persona

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë. Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit  “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt. Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat. Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button