Ekonomia

Paga minimale 300 mijë lekë, Civici: Në aspektin social është një nisëm e drejtë

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nga 1 janari i vitit 2021 paga minimale në vend do të jetë 30 mijë lekë.

Eksperti i njohur i ekonomisë, Adrian Civici thotë se nisma e Kryeministrit për pagën minimale në nivelin 30 mijë lekë, duke nisur nga 1 janari i vitit 2021 në aspektin social është mjaft pozitive, ndërsa në aspektin ekonomik mund të rëndojë degë të caktuara të ekonomisë.

Në një intervistë për ATSH-në Civici deklaron për ATSH se duke e parë në aspektin e politikave sociale, e politikave të reduktimit të varfërisë dhe mbështetjes së konsumit dhe nivelit të jetesës, sidomos për një kategori që është me paga minimale në Shqipëri, mendoj se është një nisëm e drejtë.

“Si nisëm është shumë pozitive, por do të thoja se ka edhe element subjektiv brenda, sepse pagën në çdo nivel është konkurrenca e tregut dhe produktiviteti i kapitalit dhe eficenca e aktiviteteve të ndryshme që e përcakton. Por duke e parë në aspektin e politikave sociale, e politikave të reduktimit të varfërisë dhe mbështetjes së konsumit dhe nivelit të jetesës, sidomos për një kategori që është me paga minimale në Shqipëri, mendoj se është një nisëm e drejtë”, theksoi Civici.

Po ta shikojmë thjeshtë si një çështje ekonomike, Civici thotë për ATSH-në se kjo nisëm mund të ndikojë në konkurrueshmërinë e biznesit në degë të caktuara.

“Natyrisht qeveria mund ta marrë këtë masë për sektorin publik dhe ndërmarrjet publike, mund t’ja rekomandosh një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat, por mund të ketë edhe degë të caktuara në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin fason apo kategori të tjera të ekonomisë, ku imponimi i një page minimale mbi 30 mijë lekë mund të rëndojë koston e të ndikojë në uljen e konkurrueshmërisë së tyre”, shprehet Civici për ATSH-në.

Ai rithekson se si politikë sociale është e mirëpritur, pasi shumë njerëz që kanë paga shumë të vogla, është e dhimbshme të shikosh që punojnë me paga 20-30 mijë lekë. Madje, vijon ai, edhe ky nivel prej 30 mijë lekësh nuk është mjaftueshëm, parë në këtë aspekt, por gjithsesi është një avantazh.

“E koordinuar me eficencën në ekonomi dhe gatishmërinë e biznesit për ta zbatuar që nesër, po të flasim vetëm si ekonomist, kjo është një rëndesë që i bën konkurrencës dhe kostos së këtyre bizneseve që janë ndërtuar mbi bazën e këtyre pagave të ulëta dhe një lloj kapitali që aq prodhon”, nënvizon Civici në intervistën për ATSH-në.

Civici thotë se sipërmarrjes mund ti nevojitet një periudhë kohore deri në një vit për të amortizuar këtë kosto shtesë duke rimodeluar biznesin e tyre.

“Kjo mund të amortizohet në një periudhë kohore 6 muaj deri në një vit duke rimodeluar edhe kompanitë nivelin e tyre të biznesit për të respektuar këtë pagë minimale”, deklaron Civici.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button