Kronika

Autoriteti i Aviacionit Civil: Nuk ka pezullim të fluturimeve me Italinë, njëra nga kompanitë ka probleme “operacionale”

Fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht. Lajmet e publikuara në disa media se janë pezulluar fluturimet nga Italia drejt vendit tonë dhe anasjelltas, për shkak të koronavirusit të ri, që ka detyruar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Konte të izoloi në 14 provinca me 16 milionë qytetarë, nuk janë të sakta.

Autoriteti i Aviacioni Civil ka bërë të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se nuk ka asnjë vendim për pezullim fluturimesh nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Është vendim i një kompanie për shkaqe operacionale, jo për shkak të virusit. Dinamika e ngjarjes të indukton të mendosh se mund të ketë lidhje me çështjen e koronavirusit, por e vërteta është se kompanitë e tjera janë duke kryer normalisht fluturimet e tyre drejt Italisë dhe anasjelltas”,- thanë për ATSH-në burimet.

Aviacioni Civil gjithashtu bënë të ditur se janë disa arsye kur një kompani njofton se ka anuluar fluturimet për “arsye operacionale”. Arsyet operacionale mund të jenë nga problemet në staf, problemet në logjistikë, problemet teknike, vonesat e avionëve, kushtet atmosferike…etj

Në faqen zyrtare të aeroportit të Rinas njoftohet për tre fluturime të anuluara me Italinë nga ‘Air Albania’, një në Romë, Milano dhe Bolonja. Ndërkohë që fluturimet vijojnë normalisht, në orën 11:10 dhe 12:20 janë nisur dy avionë nga Rinasi në drejtim të Milanos, të dy kompanive të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button