Ekonomia

COVID-19/ AAC: Anulohen fluturimet për dhe nga Rinasi me 10 aeroporte të Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot se vendosi pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe anasjelltas për shkak të situatës së koronavirusit.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

Aeroporti Bologna (BLQ)

Aeroporti Firenze (FLR)

Aeroporti Genoa (GOA)

Aeroporti Perugia (PEG)

Aeroporti Pisa (PSA)

Aeroporti Rimini (RMI)

Aeroporti Venezia (VCE)

Aeroporti Verona (VRN)”, thuhet në njoftimin e AAC

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button