Kronika

Urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë: Mbyllje edhe të çerdheve në të gjithë vendin deri në 3 prill

Vendimet e marra sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, në kuadër të situatës së koronavirusit, kanë hyrë në fuqi menjëherë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar vendimet e marra, ndër të cilat mbyllen të gjitha institucionet arsimore publike e jo publike për një periudhë 2 javore, kopshtet dhe çerdhet, për të parandaluar përhapjen.

Më tej, mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill. Anulimin e tubimeve masive në vendet të mbyllura apo të hapura si koncerte tubime dhe dëgjesa publike deri më 3 Prill, janë disa nga vendimet.

Urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë:

-Mbyllja e institucioneve arsimore publike e jo publike për dy javë.

-Mbylljen e institucioneve universitare publike dhe jopublike deri më 3 prill.

-Mbyllja e Çerdheve në të gjithë vendin deri në 3 prill.

-Mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill.

– Anulimin e tubimeve masive në vendet të mbyllura apo të hapura si koncerte tubime dhe dëgjesa publike deri më 3 Prill

– Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe.ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore

– Në ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë të tille vjen nga Drejtoria e Spitalit

– Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

– Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikëqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.

– Moszbatimi i këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button