Home / Bota / Conte citon Churchill: Do t’ia dalim ndaj COVID-19

Conte citon Churchill: Do t’ia dalim ndaj COVID-19

Italia po përballet me orën e saj më të zymtë, ndërsa po lufton kundër krizës së koronavirusit të ri, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte duke cituar ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill.

“Gjatë ditëve të kaluara u kujtova çfarë kisha lexuar nga Churchill: është ora jonë më e zymtë, por ne do t’ia dalim”, i tha Conte gazetës ”La Repubblica”.

Dje, Agjencia italiane e Mbrojtjes Civile tha se numri i rasteve të koronavirusit ishte 7 375 persona dhe numri i vdekjeve 366.

Asnjë vend tjetër përveç Kinës nuk është përballur me një numër kaq të lartë vdekjesh.

Në fundjavë, qeveria e Contes kufizoi udhëtimin brenda dhe jashtë Italisë Veriore, përfshirë Milanon dhe Venecian, në një përpjekje për të frenuar shpërthimin.

Në intervistën e tij, Conte u zotua për masa më të ashpra për të shmangur pasojat.

Ai gjithashtu tha se ishte e vështirë të bëheshin parashikime për fundin e kësaj krize.

Në Itali, disa figura të profilit të lartë politik janë testuar pozitiv për koronavirusin,  përfshirë drejtuesin e Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti dhe kreun e ushtrisë, gjeneralin Salvatore Farina.

Vetë Conte ka rezultuar negativ.

Leave a Reply

%d bloggers like this: