Rajoni

Athina-Tiranës: Mbroni minoritetet

Athens-syntagmaMinistria e Jashtme greke ka reaguar ashpër në orët e fundit pas disa lajmeve të publikuara në mediat helene, se pas përfundimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri një grup huliganësh hyri në fshatin Derviçan të Gjirokastrës duke sharë, rrahur dhe kërcënuar banorët e zonës.

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ngjarje të tilla në jug të Shqipërisë të mos përsëriten.

Autoritetet greke kanë këshilluar palët që të ulin tensionet dhe të shohin drejt së ardhmes evropiane, ndërsa i kanë kërkuar Tiranës zyrtare që të marrë masa për mbrojtjen e minoriteteve.

Gjithashtu, Athina duket se është e pakënaqur edhe me përmbajtjen e flamurit që u ngrit mbi stadiumin “Partizan” të Beogradit, ku dukeshin qartë territore që sipas saj pretendohen prej Shqipërisë por që bëjnë pjesë në Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button