Bota

Koronavirusi, Trump qytetarëve: S’ka vend për panik, vitin e kaluar në SHBA humbën jetën 37 mijë njerëz nga gripi sezonal

Kryeministri Edi Rama ka qetësuar qytetarët shqiptarë duke postuar në Facebook një mesazh të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili thotë se më shumë vdekje ka shkaktuar gripi i zakonshëm sesa koronavirusi.

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak”, lexohet në postimin e Trump.

Sipas Ramës, “ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrë sesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button