Politika

Braçe: Rama në Beograd t’ua thotë troç për fyerjet e racizmin

braceDeputeti i PS-së, Erjon Braçe shkruan në faqen e tij në rrjetin social ‘facebook’ se kreu i qeverisë duhet të shkojë në Beograd e tua thotë troç ato që ka thënë dy ditët e fundit lidhur me fyerjet, sharjet dhe racizmin e shfaqur.

“Kryeministri ka zgjedhur drejt! U ka thënë troç e qartë gjithçka dy ditë- netët e fundit; për fyerjet, urrejtjen, racizmin, dhunën, të shkuarën, të tashmen e mbi të gjitha të ardhmen, mes nesh, me te tjerë fqinjë dhe me Evropën!! Tani tua thotë qetësisht edhe ne sy!! Pa lajka siç Putin dje, por dhe pa urrejtje. Drejt e ndershëm”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist i referohet gjithashtu deklaratave të ministrit të jashtëm serb për “Shqipërinë e Madhe”. “Dje Daçiç tha se ‘Shqipëria e Madhe është rrezik për rajonin’!! Natyrisht një deklaratë jo serioze dhe tërësisht pa logjikë. Në fakt ne jemi Shqipëria e Vogel, vend i NATO-s dhe kandidat për anëtar i Bashkimit Evropian, nuk kemi qenë kurrë e nuk jemi rrezik për rajonin! Nuk kemi pretendime territoresh ndaj kërkujt, as ndaj Serbisë, ndaj ne po i japim, përsa na takon, paqen rajonit.

Frikën e kanë brenda tyre, rrezikun nuk do ta kenë kurrë prej nesh”, vijon më tej Braçe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button