Home / Bota / Britani, avionët realizojnë udhëtime pothuajse bosh për shkak të Covid-19

Britani, avionët realizojnë udhëtime pothuajse bosh për shkak të Covid-19

Kompanitë ajrore në Britani të Madhe vazhdojnë fluturimet e tyre me avionë pothuajse bosh në mënyrë që të mos humbasin oraret e tyre të uljes dhe ngritjes në aeroportet e mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, drejtuesi i lartë i kompanisë Virgin Atlantic, Shai Weiss tha se për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) kërkesat kanë shënuar “rënie drastike” dhe se “në disa raste janë të detyruar të fluturojnë me avionë pothuajse bosh”.

“Por, për të mos humbur oraret e uljes dhe ngritjes në aeroportet e mëdha si Heathrow jemi të detyruar të vazhdojmë këto fluturime”, tha Weiss.

Edhe një kompani britanike njoftoi se nëse rregullat e radhës nuk ndryshojnë, do të duhet të kryejnë 32 fluturime me vetëm 40 për qind që mbushjes së avionëve në dy javët e ardhshme, gjë e cila do të thotë më shumë se 5.000 vende të zbrazëta.

Shpërndarja e radhës në aeroportet e mëdha në Evropë, krahas Heathrow, Gatwick, Stansted dhe Manchester është i vlefshëm edhe për aeroportet Luton dhe London City në Londër. Kompanitë humbasin radhën e tyre nëse nuk kryejnë fluturimet.

Ndërkohë bëhet e ditur se kompanitë ajrore kanë filluar lobimin për zbutjen e këtij rregulli. Drejtuesi i lartë i grupit të industrisë së aviacionit Airlines UK, Tim Alderslade tha se ngritja e avionëve bosh për fluturim në “këto kushte të vështira” krahas shpenzimit të parave dhe karburantit do të shkaktojë edhe emetime të kota të karbonit.

Më tej thuhet se ministri britanik i Transportit, Grant Shapps i ka dërguar një letër Komisionit të Evropian ku i kërkon që të zbusë rregullat e shpërdarjes së radhës në aeroporte gjatë epidemisë së Covid-19.

Leave a Reply

%d bloggers like this: