Home / Bota / BRUKSEL – Presidenti i PE-së Sassoli vetëkarantinohet

BRUKSEL – Presidenti i PE-së Sassoli vetëkarantinohet

Masat e reja të qeverisë italiane zgjeruan zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar dhe për këtë arsye kam vendosur që të ushtroj funksionin tim nga shtëpia ime në Bruksel, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli.

”Isha në Itali fundjavën e kaluar dhe, vetëm si masë paraprake dhe për të zbatuar masat e rekomanduara, vendosa të ushtroj funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel duke respektuar 14 ditët e kërkuara nga protokolli shëndetësor”, theksoi ai.

Presidenti Sassoli kujtoi se COVID-19 detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.

”Është një moment delikat për të gjithë. Parlamenti vazhdon të punojë në mënyra të tjera, në ushtrimin e detyrave të tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, theksoi ai.

Cfare mendoni per masat qe ka marre qeveria per corona virusin?

View Results

Loading ... Loading ...

Leave a Reply

%d bloggers like this: