Home / Sporti / Mjeshtri shqiptar Franc Ashiku, tashmë zyrtarisht mjeshtër ndërkombëtar

Mjeshtri shqiptar Franc Ashiku, tashmë zyrtarisht mjeshtër ndërkombëtar

FIDE përfundon procedurat duke i njohur shahistit shqiptar Franc Ashiku titullin Mjeshtër Ndërkombëtar. Për të mbërritur deri këtu Franc Ashikut i datëlindjes 1993, i janë dashur vite të tëra pune këmbëngulëse. Sportin e shahut Franci e ka filluar që në moshë të njomë ku ka spikatur si një djalosh i talentuar. Ai është mbajtës i disa titujve Kampion Kombëtar për të Rinj si dhe aktualisht është Kampion i Shqipërisë për të Rritur. IM Franc Ashiku është gjithashtu fitues disa herë i titujve Kampion Kombëtar në përbërje të Skuadrave që ai ndër vite ka luajtur. IM Franc Ashiku ka marrë pjesë gjithashtu në disa Olimpiada Botërore në përbërje të formacionit Olimpik të Shqipërisë dhe me rezultatet i tij ka dhënë ndihmë të rëndësishme në sukseset e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: