Home / Bota / Amerika / Aeroplani i zotit Kerry pëson avari para nisjes

Aeroplani i zotit Kerry pëson avari para nisjes

Aeroplani i Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ka pësuar avari dhe ka ndaluar fluturimet për të katërtën herë këtë vit.

kerry

Zoti Kerry u detyruar të udhëtonte me një avion komercial nga Viena për në Uashington të enjten pas futjes së tymit të motorit në kabinën e Boeingut 757, sipas një gazetari të agjencisë Associated Press i cili vizitoi aeroplanin.

Sekretari Kerry ndodhej në Austri për bisedime të nivelit të lartë mbi programin bërthamor të Iranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif qeshi kur mësoi për vështirësitë e zotit Kerry duke u shprehur se nuk ishin vetem aeroplanët e tyre që kishin probleme.  Sanksione të renda amerikane kanë kufizuar aftësitë e Iranit për të ronovuar flotën e aeroplanëve Boeing të prodhuara para viteve 1979.

Në gusht,  zoti Kerry udhëtoi nga Hawai për në Uashington me linjë komerciale pasi aeroplani i tij pësoi avari elektrike .

Leave a Reply

Your email address will not be published.