Politika

Meta takon drejtorin e OBSH-së në Tiranë: Nuk ka vend për panik, kujdesi maksimal nga qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot se nuk ka vend për panik sa i përket koronavirusit, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar.

Presidenti Meta zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit’, theksoi Meta.

“Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, theksoi kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button