Rajoni

Koronavirusi: Në Bullgari mbërrin ndihma me mjetet mbrojtëse nga Turqia

Kamioni i parë me mjete mbrojtëse nga Turqia tashmë mbërriti në Bullgari.

Ky furnizim u kontraktua në kohën e vizitës së kryeministrit Bojko Borisov në fqinjën tonë jugore.

Edhe një kamion tjetër pritet të mbërrijë sot, më 11 mars pas dite.

Pritet që me këta dy kamionë të furnizohen 50 mijë maska për mbrojtje të lartë, 100 mijë veshje mbrojtëse dhe 100 mijë syzë mbrojtëse, të destinuara për spitalet në vend.

Nderkohe Shefi i Shtabit Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral profesor Vencisllav Mutafçijski shpalli, se dy veta nga Sofja janë me teste pozitive për koronavirusin dhe u vendosën në Institutin ”Pirogov”. Të infektuarit janë një familje – grua 66 vjeçare dhe burrë 77 vjeç. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Me qëllim vënien nën karantinë testohen 89 veta me të cilët të sëmurët ishin në kontakt. Kështu rastet e regjistruara të koronavirusit në Bullgari u bënë gjashtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button