Politika

Letra për Parlamentin, qeveria e Holandës pro çeljes së negociatave me kusht

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar dje parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik. Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

“Qeveria holandeze e ka marrë raportin e Komisionit Evropian. Sikurse shprehet edhe në raport, Shqiperia është në shinat e duhura. Është bërë progres i prekshëm në fushën e reformave. Nga ana tjetër, ka ende një sërë çështjesh që kërkojnë vëmendje”.

Në mënyrë specifike qeveria e Holandës kërkon:

“Në princip qeveria jonë mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Megjithatë negociatat në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE me Shqipërinë në këndvështrimin tonë nuk mund të fillojnë pa u vërejtur progres i mëtejshëm në kushtet e vendosura nga Këshilli në 2018 në mënyrë të posacme për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe themelimin e strukturave të pavarura të drejtësisë sipas reformës në drejtësi përfshi finalizimin e SPAK dhe BKH bashkë me gjykatat përkatëse. Kjo duhet të shoqërohet me thellimin e rasteve të shënuara me hetime dhe ndëshkime kontrete në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.”

Në letrën dërguar parlamentit theksohet:

“Për këtë arsye, qeveria holandeze bie dakord për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Këshillit të parë Ndërqeveritar, pasi janë plotësuar një sërë kushtesh, sikurse janë bërë të ditura në këtë letër”.

Megjithatë, Holanda synon që vendimi kryesor dhe fjala e fundit të merret nga Këshilli në datën 24 Mars 2020. Pozicioni i qeverise hollandeze për Mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC) duhet të diskutohet fillimisht me parlamentin holandez. Kjo do të ndodhë në datën 17 Mars 2020. Më pas, diskutimi do të zhvillohet midis vendeve anëtare në Mbledhjen e Këshillit të datës 24 Mars 2020”.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button