Bota

SHBA – COVID-19 shkakton kaos në aeroporte

Sot aeroportet amerikane u përfshinë nga kaosi për shkak të shtetasve amerikanë që po kthehen nga Europa, të vetmit që lejohen në vend, pas ndalimit të fluturimeve nga Europa prej administratës Trump.

Në aeroportet ndërkombëtare ka radhë shumë të gjata dhe njerëzit presin me orë për të kaluar kontrollet e kërkuara nga procedura antikoronavirus.

Shumë amerikanë u nisën menjëherë pas njoftimit të kufizimeve, që hynë në fuqi mesnatën e së premtes, nga frika se mos mbeteshin të bllokuar dhe u anuloheshin fluturimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button