Kronika

Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 në Infektiv. Fieri i dyti pas Tiranës me më shumë raste

Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 prej të cilëve ndodhen në Infektiv. Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të krehurve vetë në 24 orët e fundit është shtuar me 9. Shifrat e fundit u bënë të ditura nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.

DEKLARATA E PLOTË

Në vijim të punës së kujdesshme dhe profesioniste të bërë nga ISHP dhe njësitë e kujdesit vendor, për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve, në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të  filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button