Ekonomia

Posta apel pensionistëve: Mos u paraqisni fizikisht në sportele, vijmë ne te ju

Posta Shqiptare iu bëri apel të gjithë pensionistëve që të mos paraqiten fizikisht në zyrat postare, pasi do të jetë ajo në shërbim të tyre.

Në një njoftim të saj Posta shprehet se: “Të dhënat e kërkuara si: emër mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, qytetarët e qarkut Tiranë, mund t’i dërgojnë duke telefonuar në numrat: 0683446821, 0683446820, 0683446818 dhe 0683446817. Të gjithë qytetarët mund të na kontaktojnë, çdo ditë, nga ora 08:00-16:30”.

Me masat e reja, pensionistëve do t’u dërgohet pensioni në banesë. Posta Shqiptare  ka publikuar kontaktet për secilën zyrë postare në mbarë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button