Home / Ekonomia / Indeksi i lirisë ekonomike; Shqipëria humbet 5 vende në renditje, shton pikët prej disiplinës fiskale

Indeksi i lirisë ekonomike; Shqipëria humbet 5 vende në renditje, shton pikët prej disiplinës fiskale

Shqipëria ka pësuar një rënie me 5 vende në raportin e përvitshëm të lirisë ekonomike të prestigjozes ‘Heritage Foundation’, duke u renditur e 57-ta me një pikaverazh prej 66.9, në indeksin e vitit 2020.
Megjithë rënien në renditje, pikaverazhi i përgjithshëm është përmirësuar me 0.4 përqind, kryesisht prej përmirëismit të disiplinës fiskale, ndërsa organizata komenton se rënia në renditje mund të reflektohet nga një performancë më e mirë e vendeve të tjera.

Shqipëria renditej e 30-ta mes 45 vendeve të rajonit të Evropës dhe pikaverazhi i saj i lirisë ekonomike mbetet nën mesataren rajonale, por mbi mesataren botërore.

Heritage Foundation komenton më tej se liria ekonomike në Shqipëri është në rritje graduale dhe pikaverazi i vitit 2020 është i barabartë me më të lartën e arritur nga vendi, e cila u regjistrua në 2014. Ekonomia konsiderohet relativisht e lirë dhe vazhdon të regjistrojë një masë të mirë rritjeje të GDP.

“Qeveria ka bërë progres në vënien nën kontroll të deficitit të buxhetit, në stabilizimin e deficitit buxhetor dhe në krijimin e një mjedisi miqësor ndaj biznesit. Por për të përmirësuar shanset e pranimit në BE, Shqipëria duhet të regjistrojë rritje të konsiderueshme në pikaverashin e të drejtës së pronës, efektivitetin e gjyqësorit dhe integritetin e qeverisë”, thuhet në raport.

Mes pikave negative raporti thekson dobësinë e të drejtës së pronës në vend dhe procedurat e zgjatura e të vështira të regjistrimit të saj. Ekspertët shtojnë se sistemi gjyqësor mbetet i varur nga politika.

“Sistemi gjyqësor mbetet objekt i presionit politik, intimidimit dhe mangësisë së burimeve, edhe pse rihartimi i 1/3-ës së kushtetutës në 2016 ka kryer reformën më domethënëse në dretësi që prej fundit të epokës komuniste”, thuhet në raport.

“Administrata oublike mbetet e gjymtuar nga paaftësia dhe korrupsioni. Taksa më e lartë individuale mbi fitimin është është rreth 23 percent, ndërsa taksa e biznesit është 15 percent. Mes taksave të tjerapërfshihen TVSH dhe taksa e trashëgimisë. Masatotalee taksave arrin në 25.7 përqind të të ardhurave shtëpiake. Shpenzimet e qeverisë arritën në 29.1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (GDP) në tre vitet e fundit, dhe mesatrja e deficitit buxhetor është 1.6 përqind e GDP. Borxhi publik është ekuivalent i 68.6 përqind të GDP. Zbatimi i kontratave është lehtësuar por mbetet problamtik. Po ashtu dhe punësia ka rënë vitet e fundit por mbetet përsëri e lartë. Emigrimi jashtë vendit i krahut të kualifikuar të punës mbetet problem. Komisioni Evropian ka raportuar në 2019 se subvencinet shtetërore mbeten të ulëta, ndërsa mbështetja në rritje te partneritetet publik-privat rrit mundësinë për influencim të shtetit në tregje të caktuara”.

“Megjithë njëfarë progresi në modernizimin e sistemit të investiemve në vend, ka kufizime për pronësinë e huaj të bizneseve. Sitemi financiar i vendit mbetet relatisht i qëndrueshëm. Sektori bankar është i qëndrueshëm por masa e huava problametike është shtuar”, është komenti i Heritage Foundation për vendin tonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: