Teknologji

Zyrtare: Google lëshon Android 5.0 Lollipop

zyrtare-google-e-l-euml-shon-android-5-0-lollipop_hdGoogle e ka prezantuar versionin e saj më të ri të sistemit operativ Android, përkatësisht versionin e saj të quajtur Android 5.0 Lollipop, dhe sipas Google, ky është lëshimi më ambicioz i kompanisë deri më sot.

Android 5.0 Lollipop vjen me më shumë se 5,000 API’s për zhvilluesit dhe shumë karakteristika të tjera të reja, duke përfshirë edhe dizajnin e ri të Google të njohur si ‘Material Design’.

“Lollipop është bërë për një botë ku lëvizja gjatë gjithë ditës do të thotë bashkëveprim me një numër pajisjesh dhe ekranesh – nga më të ndryshmet, duke përfshirë telefonat e mençur, tabletët dhe televizorët. Me Lollipop, është më e lehtë se kurrë të vazhdoni aty ku e keni lënë, duke filluar nga një këngë, fotografi, aplikacion mobil, apo kërkimin më të fundit nga njëra ndër pajisjet tuaja që bazohen në Android, të cilat janë të integruara dhe funksionojnë si një e vetme”, thuhet në deklaratën e Google.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button