Bota

KINË – Dita e dytë radhazi pa asnjë të infektuar nga COVID-19 në Wuhan

Wuhani, qendra e shpërthimit botëror të pandemisë së koronavirusit, nuk ka raportuar infeksione të reja për të dytën ditë radhazi.

”Nuk ka asnjë të infektuar të ri gjatë dy ditëve të fundit”, njoftoi Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë.

”Në të gjithë Kinën ka vetëm 39 raste të tjera të infeksionit, të gjitha këto të importuara dhe vetëm 3 vdekje, nga të cilat 2 në provincën e Hubeit dhe një në atë të Liaoningut”, shtoi komisioni i sipërcituar.

”Rastet e konfirmuara u rritën në 80 967 në total, përfshirë 6 569 pacientë ende nën trajtim mjekësor. Ka 3 248 vdekje dhe 71 150 pacientë që kanë dalë nga spitalet, gjë që rrit përqindjen e të shëruarve në 87,8”, theksoi ky komision.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar numri 13 000 të rasteve të infeksionit me koronavirus, që do të thotë ndryshe një dyfishim të rasteve krahasuar me vetëm 24 orë më parë. Numri i viktimave ka arritur në 193.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën të shkaktuara nga koronavirus ka tejkaluar shifrën 10 000.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button