Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni e Veriut, me 19 raste të reja me COVID-19 numri i të prekurve rritet në 67

Maqedoni e Veriut, me 19 raste të reja me COVID-19 numri i të prekurve rritet në 67

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 19 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus në vend është 67.

Në rrjetet sociale, ministri Filipçe informoi se pasditen e djeshme dhe gjatë natës së kaluar nga Instituti i Shëndetit Publik janë testuar 71 persona, prej të cilëve 19 kanë dalë pozitiv.

Filipçe po ashtu shkroi se 17 pacientë të tjerë janë testuar pozitiv në Klinikën “Zhan Mitrev”, për të cilët ministri konfirmoi më vonë gjatë ditës.

Kujtojmë, më 18 mars presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbarë territorin e vendit, me qëllim për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: