Home / Rajoni / Serbi, rritet në 118 numri i të prekurve me koronavirus

Serbi, rritet në 118 numri i të prekurve me koronavirus

Që nga raporti i fundit i djeshëm në orën 18:00, deri në orën 8:00 të mëngjesit janë testuar mostrat e 39 presonave, prej të cilëve 15 ishin pozitiv dhe 24 negativ ndaj koronavirusit.

Deri në orën 8:00 mëngjesin e sotëm, janë regjistruar edhe 15 raste të tjera të koronavirusit, që do të thotë se numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur në gjithsej 118.

Që nga raporti i fundit i djeshëm në orën 18:00, deri në orën 8:00 të mëngjesit janë testuar mostrat e 39 presonave, prej të cilëve 15 ishin pozitiv dhe 24 negativ ndaj koronavirusit.

Nga 15 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, pesë janë shtruar në spital, por pa komplikime, me gjendje të përgjithshme të mirë, ndërsa dhjetë kanë një gjendje më të lehtë dhe janë në shtëpi.

Deri në orën tetë, në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak u testuan gjithsej 545 persona, të cilët plotësuan kriteret për përcaktimin e rasteve. Në Serbi, që nga 15 marsi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Sot, në ora tetë, janë mbyllur vendkalimet kufitare për trafikun rrugor, hekurudhor dhe lumor për hyrje në vend, kështu që lejohet hyrja vetëm për kamionët transportues.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi zgjatjen e orës policore, e cila tani vlen për të gjithë nga ora 20:00 deri në 5:00 të mëngjesit. Të moshuarit e moshës 65 vjeç në qytetet dhe 70-vjeçarët në zonat rurale e kanë të ndaluar plotësisht daljen nga shtëpitë e tyre.

Që nga ora 12:00 e mesditës sot ndërpritet edhe trafiku urban.

Leave a Reply

%d bloggers like this: