Home / Kosova / Kurti hoqi taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë, reagon Haradinaj: Qeveria humbi kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë

Kurti hoqi taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë, reagon Haradinaj: Qeveria humbi kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë

Pasi kryeministri Albin Kurti hoqi taksën për lëndën e parë serbe, vjen një reagim nga Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj theksoi se sot qeveria Kurti humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës miratoi pak më parë me shumicë votash ka miratuar heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë. Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, ndërsa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

 REAGIMI I HARADINAJT

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: