Politika

Lufta kundër CoVid-19/ SHBA premton 100 milionë $ për të ndihmuar Shqipërinë dhe vende të tjera

“SHBA ka premtuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerë (si Franca, Italia, Britania, Kanadaja, Gjermania, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Turqia, etj).  për të luftuar COVID19.” kjo është deklarata e lëshuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ndër të tjera Yuri Kim shkruan se SHBA vijon të jetë ende në krahë të Shqipërisë per ate pjese qe i takon ne peketen financiare per te gjitha vendet e prekura.
“Kjo  bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!” thuhet më tej në deklaratën e Yuri Kim.
Kujtojmë se deri më tani numri i të prekurve më CoVid19 në Shqipëri ka shkuar në 70 ndërkohë që në të gjithë vendin janë shënuar dy viktima. Kryeministri Rama me anë të një deklarate për mediat tha se Shqipëria do të jetë vetëm në këtë luftë pasi vendet e tjera janë në një situatë kritike kundrejt luftës me koronavirusin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button