Kronika

Vlora vatra e re/ Djali vjen nga Bergamo dhe më pas niset për Gjermani, 4 pjesëtarët e familjes dalin pozitiv nga CoVid-19

Bashkia e Vlorës ka dezinfektuar sot zonën ku punonte dhe jetonte 57 vjeçari dhe familja e tij që dje u konfirmuan me CoVid-19.
Mbrëmjen e djeshme familja prej katër persona është shoqëruar për tek infektivi i Tiranes pasi shfaqi simptomat e virusit Covid 19.
Pallati ku jetonte familja me iniciale P.S. është në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qëndrore , po ashtu 57 vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.
Shqetësimet u kanë filluar më datë 11 mars dhe deri më dje nuk kanë pasur probleme serioze. Pasi kanë bërë tamponin ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë nisur drejt Tiranës.
Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar një javë është nisur drejt Gjermanisë. Ndërkohë ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button