Home / Kronika / COVID-19/Vdiq emigranti shqiptar Fatos Hasa në Athinë, gazetari zbulon telefonatën me të birin: E pabesueshme!

COVID-19/Vdiq emigranti shqiptar Fatos Hasa në Athinë, gazetari zbulon telefonatën me të birin: E pabesueshme!

Gazetari Ylli Dylgjeri ndan me miqtë në rrjetet sociale një lajm të hidhur të vdekjes së një tjetër shqiptari me koronavirus në Greqi.

Dylgjeri shkruan në “Facebook” se ka ndërruar jetë shqiptari Fatos Hasa, dhe lajmin e hidhur ja ka dhënë djali i këtij të fundit, mëngjesin e sotëm.

“Miq, Sot ne oren 7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë… Më telefononte një djalë i vogël: Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, me vdiq babi! E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa! Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga koronavirusi. Dhimbje e madhe per familjen e të afërmit. Ngushëllime gruas e familjes. Ta kujtojme Fatosin e mirë. I paharruar kujtimi”, shkruan Dylgjeri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: