Home / Politika / COVID-19/ Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë e po humbasim njerëz, mos shkelni ligjin e luftës

COVID-19/ Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë e po humbasim njerëz, mos shkelni ligjin e luftës

 “Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Rama tha se “kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha, të mos shkelim ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes”.

“Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, tha Rama.

Kryeministri shpërndau një video me informacion mbi COVID-19, e cila është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: