Home / Politika / Meta mbledh nesër Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës

Meta mbledh nesër Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës

Teksa Presidenca është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me Covid-19, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë.
“Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në një lajmërim të PD-së.
Sa i takon mbledhjes, gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu ka mësuar së këshilli parashikohet të mblidhet të mërkurën. Risia e kësaj mbledhje të këshillit do të jetë pjesëmarrja edhe e kreut të opozitë, Lulzim Basha, me qëllim përçimin e mesazhit të unitetit.
Në presidencë është duke u bërë gati salla ku anëtarët permanet në këtij këshilli, presidenti, kryeministri, shefi SHISH, ministria e mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë do të ulen duke respektuar distancën një metër larg.
Përmes kësaj mbledhje presidenti Meta synon të gjejë dakortësinë e palëve dhe unifikojë qëndrimet e veprimet në përballjen me efektivitet të situatës me Covid-19.

Leave a Reply

%d bloggers like this: