Home / Bota / ITALI -COVID-19/ Ulen infektimet e reja por rriten viktimat: 743 të vdekur në 24 orët e fundit

ITALI -COVID-19/ Ulen infektimet e reja por rriten viktimat: 743 të vdekur në 24 orët e fundit

Për të tretën ditë radhazi, numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Itali ka shënuar rënie, sipas kreut të Emergjencave Civile Angelo Borrelli përcjellë nga TGCOM24.

Sot ato kanë rezultuar në kuotën e 3 612 ndërsa në ditën e djeshme ishin 3.780 dhe të dielën 3 957.

Numri i viktimave është rritur përsëri pasi sot 743 persona kanë ndërruar jetë ndërsa dje viktimat ishin 601 dhe të dielën 651.

Numri i përgjithshëm i viktimave është 6.820. Aktualisht në trajtim janë 54.030 pacientë nga gjithsej 69 176 të infektuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: