Home / Politika / Ministrat e Jashtëm të BE i thonë “Po” negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut

Ministrat e Jashtëm të BE i thonë “Po” negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut

Këshilli i çështjeve të Përgjithshme të BE-së, Ministrat e çështjeve europiane, miratuan hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë në video-konferencën e të martës. Vendimi i ministrave që do të duhet të presë edhe vendimin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, por qartësisht ka zhbllokuar një situatë që në tetorin e kaluar u duk se do të kërkonte vite të tjera. Vendimi paralajmëruar se do të merrej pavarësisht situatës së paprecedentë botërore të epidemisë, ka konfirmuar njohjen e arritjeve nga Komisioni Europian që ripërtëriu rekomandimin e tij në fillim të marsit. Autoritetet europiane dhe ministrat e vendeve anëtare që e njoftuan vendimin i referohen hartimit konkluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Ndërsa janë kapërcyer një seri kërkesash të vendeve të veçanta edhe pse Komisioni Europian kishte gjykuar prej një kohe të gjatë se Shkupi dhe Tirana ishin gati për negociatat e pranimit Ministrat e BE për Çështjet Europiane më në fund dhanë miratimin sot, pasi ambasadorët e bllokut hoqën pengesat përfundimtare për të hapur bisedimet e pranimit. Vendimi zyrtar duhet të merret në një procedurë me shkrim të përshtatur për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Brukseli përdor perspektivën e anëtarësimit për të inkurajuar reformat demokratike në këto vende, gjykojnë rrethet europiane, ndërkohë që rekomandimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut u shoqëruan edhe me rishikimin e metodologjisë së zgjerimit.

Me këtë ne u kthyem sërish tek besueshmëria, ka thënë komisioneri i zgjerimit Varhely në video konferencën për shtyp. Përsa i përket rezultateve të Shqipërisë, vendet anëtare panë ato që ofroi Shqipëria në plotësimin e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shtruara dhe ranë dakort me arritjet. Shpresojmë që të dy vendet të fillojnë realisht bisedimet sa më shpejt. Përsa i përket kushteve komisioneri i zgjerimit tha se ato janë të përhershme dhe i përkasin gjithë procesit. Përsa i përket datës, autoritetet europiane kanë thënë se do të shihet se si do të plotësohen proceset e tjera teknike dhe nuk mund të thuhet se kush e nis i pari nga vendet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: