Politika

Hapja e negociatave/ Varhelyi: Shqipëria, rezultate të përshpejtuara në reforma dhe luftën kundër krimit të organizuar

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi sot pas vendimit për hapjen e negociatave, se Shqipëria ka bërë mjaft progres. “Në tetor, ne pamë se sa larg shtetet anëtare e mendonin atë në procesin e negociatave për zgjerimin, por sot, duke parë rezultatet e përshpejtuara dhe mjaft të dukshme që ky vend ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe në kryerjen e reformave, vendet anëtare i konsiderojnë kushtet për hapjen e negociatave si të realizuara”, u shpreh ai.

Në një konferencë për shtyp, Varhelyi tha se “ky është një zhvillim i rëndësishëm, diçka që ishte tërësisht e pamundur të mendohej pas tetorit. Për këtë arsye, jam me të vërtetë i kënaqur për të dyja vendet, por edhe për vendet anëtare. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë përshpejtuar punën e tyre që nga tetori në shumë fronte”.

Varhelyi u shpreh se “dua të falenderoj të dy vendet, me të cilat vendet anëtare vendosën të hapin negociatat për zgjerimin, sepse herën e fundit që u mblodhëm për këtë punë, gjërat nuk dukeshin edhe aq mirë në krahasim me sot”.

“Pavarësisht dështimit tonë të mëparshëm për hapjen e negociatave, fatmirësisht, këto dy vende ndërmorën vendimin e mirë, të matur dhe të vështirë për të vazhduar dhe përshpejtuar reformat. Kjo vendosmëri tha frytet e veta sot. Kur parashtruam katër pikat e metodologjisë, thamë se besueshmëria ishte parësore. Sot them se ne e plotësuam këtë pikë dhe jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për shtetet tona anëtare”, – tha Varhelyi.

Varhelyi u shpreh se “këto janë kohë të vështira, por BE po tregon se ështe serioze kur premton diçka”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button