Home / Politika /  Rama: Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë

 Rama: Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë

Bota është ‘pushtuar’ nga pandemia e koronavirusit. Qeveria shqiptare ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Gjithashtu qeveria ka blerë mjete të domosdoshme për spitalet në mënyrë që të sigurohet jeta e pacientëve dhe mjekëve. Pajisjet e pritet të vijnë në vendin tonë shumë shpejt.
Është kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në Facebook tregon që avioni Lasgushi i Air Albani po ngarkohet me pajisjet në Stamboll.
“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”- shkruan Rama në facebook.

Leave a Reply

%d bloggers like this: