Kronika

“Lirimi i 600 të burgosurve, mundësi për të shfrytëzuar më mirë burimet njerëzore”, Gjonaj: Vendimi për negociatat, një rrugë më e vështirë për qeverinë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shpjeguar në “Real Story” në Neës24 vendimin e qeverisë për lirimin e përkohshëm të një pjese të të dënuarve. Ajo deklaroi se duke liruar një pjesë e të dënuarve siç po veprojnë shumë vende në situatën e krijuar nga koronavirusi lejon shfrytëzimin e burimeve njerëzore për të menaxhuar më mirë situatën.

“Të gjitha vendet në Europë po mundohen të marrin masa të ngjashme duke dhënë masa dhe dënime alternative të qëndrimit në shtëpi por edhe lirim, amnisti për një sërë të dënuarve që janë në institucione. Ka një problem që duhet të ruhet po me shumë kujdes sepse kjo do shkaktonte një problem shumë të madh. Duke liruar një pjesë e të dënuarve siç po vepron Italia, apo ka vende që nuk e kanë konsideruar aspak veprën penale, kjo do na japë mundësinë për të shfrytëzuar burimet njerëzore për të menaxhuar më mirë situatën. Jemi në fillim të kësaj lufte dhe shpresojmë të mos përshkallëzohet sepse kjo kërkon masa dhe kujdes të shtuar në sistemin penitenciar”, deklaroi Gjonaj.

Ministrja foli dhe për vendimin e ministrave të BE pro hapjes së negociatave më Shqipërinë, duke thënë se është një shans për popullin dhe një rrugë më e vështirë për qeverinë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një vendim të cilin e kemi të shumëpritur për hapjen e negociatave dhe padyshim i kushtohet reformave që kemi ndërmarrë, tepër të vështira. Por jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara. Nuk e kemi konsideruar se vendimi për hapjen do ishte një lehtësi, por është një shans për popullin dhe një rrugë më e vështirë për qeverinë për shkak të masave dhe reformave që duhet të vijojmë.

Zbatimi i reformës në drejtësi që është kryesorja dhe ka dhënë një vlerë të shtuar, është një në aspektet më të rëndësishme që do ndjekim për rezultatet që do të japin. Jemi në drejtimin e duhur, ku të gjitha institucione kanë filluar funksionimin. Të gjitha rekomandimet që janë dhënë e do të jepen, do të merren nga ne për aq sa kompetenca ka qeveria, kjo maxhorancë, parlamenti. Do jemi nxitës në zbatimin e këtyre reformave”, deklaroi Gjonaj.

Ministrja falënderoi dhe punonjësit e burgjeve, policisë dhe të gjithë ata që janë në detyrë.

“Një falënderim shumë të madh të gjithë atyre që ndodhen në frontin e parë e parë të luftës me këtë virus. Një falënderim të punonjësve të policisë së burgjeve të policisë së shtetit që po punojnë, duke sakrifikuar veten por edhe familjen”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button