Home / Politika / Varhelyi letër me lajme të mira Ramës: BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

Varhelyi letër me lajme të mira Ramës: BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

Komisioni Europian ka publikuar letrën që Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama lidhur me mbështetjen që Bashkimi Europian i dha Shqipërisë për të kaluar krizën COVID-19.

Më letrën e siguruar nga Eunews.al, Varhelyi shprehet se BE po studion mënyrat e përfshirjes së Shqipërisë në ‘iniciativat që BE po ndërmerr në përgjigje të pandemisë COVID-19, apo sesi të mbështesë më mirë në lehtësimin e ndikimit të tij socio-ekonomik”.

Në letër komisioneri, Varhelyi adreson edhe çështjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët për shkak të COVID-19 nuk mund të kthehen në Shqipëri, duke rrezikuar tejkalimin e periudhës së lejuar të qëndrimit.

“Komisioni është në diskutime me vendet anëtare për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, shkruan Varhelyi.

Ashtu siç e deklaroi edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në drejtim të mbështetjes financiare, Varhelyi ka udhëzuar disbursimin e 50 milion eurove, të cilat janë shpërndarë në tre drejtime kryesore:  4 milion € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore, 11 milion€ për mbrojtje sociale, 35 milion € për rikuperim ekonomik.

Në lidhje me qarkullimin e mallrave thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin nënvizon mbështetjen e krijimit të ‘kanalit jeshil” të qarkullimit të mallrave midis BE-së dhe rajonit por bën thirrje “ për bashkëpunim të plotë dhe të veproni si një rajon i vetëm, sepse vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë dhe solidaritetit një sfidë e kësaj madhësie mund të tejkalohet”.

Në mbyllje të letrës Varlehyi rithekson se ‘kjo është një situate e cila evoluon me shpejtësi dhe ne na duhet të përshtatemi në varësi të situatës” dhe se do jemi më të forte në përfundim të krizës nëse bashkëpunojmë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: