Ekonomia

COVID -19 Flota e re e autoambulancave gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha sot se “flota e re e autoambulancave të emergjencave civile është gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”.

Kryeministri ndau pamje të autoambulancave të reja të cilat janë të mirëpajisura dhe do t’i shtohen flotës së autoambulancave në vend, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama vlerësoi faktin se “qeveria turke hapi kanalin e eksportit të materialeve mjekësore për Shqipërinë me urdhrin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan”.

Po dje nga Turqia, mbërriti një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale, materiale të blera nga qeveria shqiptare për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button