Home / Bota / Punëtorët mjekësorë të Wuhan-it ndajnë përvojën me ekspertët italianë dhe gjermanë

Punëtorët mjekësorë të Wuhan-it ndajnë përvojën me ekspertët italianë dhe gjermanë

Punëtorët e mjekësisë në Wuhan kanë ndarë përvojën e tyre në luftimin e koronavirusit të ri me institucionet mjekësore italiane dhe gjermane përmes lidhjeve me video.

Ekspertët nga Spitali Nr. 1 i Wuhan-it patën një videokonferencë me ekspertë italianë gjatë fundjavës, për të paraqitur përvojën e tyre në çështje të tilla si standardet e kontrollit mjekësor dhe përballimi i komplikimeve të mundshme.

Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve të Frymëmarrjes në këtë spital Luo Guangwei thotë:

“Ne kemi shumë përvojë praktike. Meqenëse të gjithë kemi qëllimin e përbashkët për të mposhtur sëmundjet, ne mendojmë se është detyra jonë të ndajmë përvojën tonë me Italinë.”

Zv.drejtoresha e Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Shkencën e Moshimit të Italisë Fabrizia Lattanzaio thotë se videokonferenca i ofroi vendit të saj shumë informacione domethënëse për trajtimin e pacientëve.

Spitali i Bashkimit i Wuhan-it gjithashtu realizoi dy videokonferenca me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Dujsburg-Esenit në Gjermani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: