Home / Ekonomia / Ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2

Ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2

Godina e ish-Universitetit Kristal do të shndërrohet në spital COVID 2. Godina u inspektua nga kryemistri Rama dhe Ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj.
Zoti Rama tha se ky spital do të shfrytëzohet në rast nevoje kryesisht për trajtimin bazë të pacientëve dhe jo për ata që kanë nevojë për terapi intensive.
Që nga deklarimi i fillimit të epidemisë më 10 mars në Shqipëri janë konstatuar 174 të infektuar, prej tyre 4 fëmijë. 6 prej të infektuarve kanë humbur jetën, ndërsa mbi 17 janë shëruar.
Autoritetet shëndetësore mendojnë se këtë javë mund të jetë piku i sëmundjes, por ajo do të vazhdojë gjatë. Ata i bënë thirrje popullatës, veçmas të moshuarve të rrijnë në karantinë dhe të mbajnë higjenë maskimale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: