Home / Politika / COVID-19/Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë. Rama akord me Di Maio

COVID-19/Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë. Rama akord me Di Maio

30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo pasditen e sotme për të mbështetur Italinë në situatën e emergjencës ndaj koronavirusit. Ata do te niset sot pasdite ne ora 16.
Siç raporton Corriere della Sera, mjekët do të mbërrijnë në aeroportin e Romës, por do të veprojnë në të gjithë qytetin e Bergamos, ku do të transferohen.
Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dje ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.
Vendimi është marrë një ditë më parë dhe është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Mjekët do të paguhen nga Shqipëria, në vlerën 3 000 euro në muaj, për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.
Fondi prej 11 000 000 lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Sipas burimeve të Corriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.
Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndëishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.

One comment

  1. Miku i mire ne dite te veshtire. 30 vite me pare, kure shqiptaret shkeputen zinxhiret e diktatures dhe ju turen portit te Durresit, Vlores, SHenjgjinit per te gjetur nje vend te lire. Pjesa me emadhe ju drejtuan porteve te Italise, ku populli iiiiiiiItaljan u hapi zemren, portat dhe sot e kesaj dite ne kete vend mik dhe fqinj, jetojne e punoijne, mbi 500 mije shqiptare.
    Sot kurre populli Italjan ndodhet ne nje fatkeqesi te pa parashikuar nga koronavirusi – K. 19. qe po mer jeten e mjra qytetareve. Qeveria dhe kryeministri Rama, muaren nje vendim humanitar, per tju ardhur ne ndihme popullit Italjan. Gjest ky, qe se bene, as shtete Evropjane me te fuqishme shume here se SHqiperia.
    Dergimi i 30 mjekeve e invermjereve, deshmoi edhe nje here se populli dhe qeveria e zotit Rama, dine dhe mbajne lart mirenjohjen, ndaj ndihmeses dhe mbeshtetjes qe i ka dhene qeveria dhe populli italjan popullit shqiptar ne ditet me te veshtira, nga 1990 e ne vazhdim.
    Ky gjest madhor i qeveris dhe kryeministrit Rama, na ka bere me shume se kure krenar, na i ka ngritur koken akoma me lart edhe ne qindra e mijra shqiptaro amerikaneve ketu ne Amerike.
    Me kete rast, urojme popullin dhe qeverine shqiptare, ta kalojne sa me lehte kete epidemi, sa me pak humbje njerezish dhe rikethim sa me shpejt jetes dhe aktivitetit shteteror, ekonomik e kulturor te popullit tone.

Leave a Reply

%d bloggers like this: