Bota

Paralajmërimi i fortë nga komisioneri për Ekonominë i BE-së: Ja çfarë rrezikon unioni

“Mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian”.
Paralajmërimi u bë nga komisioneri për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.
“Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”, tha Gentiloni.
Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e refuzuan një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”.
Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare. Vendet anëtare evropiane duhet të “fillojnë me objektiva të përbashkëta”, tha Gentiloni.
“Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, tha mes tjerash ai.
Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së. Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 143,000 raste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button