Ekonomia

Tensionet Serbi-Shqipëri pasoja për ekonominë

malajPërshkallëzimi i tensioneve mes Serbisë dhe Shqipërisë, nga fusha diplomatike në atë ekonomike, më shumë sesa efekt direkt për ekonominë e njërit apo tjetrit vendit përmes marrëdhënieve tregtare, do të sillte efekte negative për ekonomitë e të gjithë vendeve të rajonit.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, sot President i Institutit për Politika Publike e Mirëqeverisje thotë për televizionin SCAN se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve nuk janë në nivelet e pritshme dhe në këtë aspekt nuk mund të konsiderohet partner kryesor për Shqipërinë. Tensionimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë vjen vetëm pak javë pas konferencës së Berlinit, në të cilën u premtua një paketë financiare mbështetëse për rajonin.
Por a do të ndikojë tensionimi i marrëdhënieve tek mbështetja financiare e premtuar për një serë projektesh infrastrukturore rajonale? Ndërsa pritet që pas pak ditësh kryeministri shqiptar të zhvillojë vizitën e paralajmëruar në Serbi. Zhvillimet e para, gjatë dhe pas ndeshjes së kombëtareve të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë pak ditë më parë rikthyen tensionet diplomatike mes dy vendeve.
Pas deklarimeve të ashpra të ardhura nga zyrtarët e lartë të Serbisë, ministria e Jashtme shqiptare i ka dërguar qeverisë së Beogradit një notë proteste, duke rikthyer hijet e një “ngrice” të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button