Home / Europa / Ish-kryeministri italian Matteo Renzi: Shqipëria e solidaritetit në BE, jashtë Hungaria e sovranistëve

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi: Shqipëria e solidaritetit në BE, jashtë Hungaria e sovranistëve

Ish-kryeministri ialian Matteo Renzi, ka bërë një koment në lidhje me vendimarrjen e fundit të Victor Orban, per ligjin e emergences.

Sipas tij, një shkëmbim midis Hungarisë dhe Shqipërisë në BE do ishte një shkëmbim i mirë.

Jashtë Hungaria e sovranistëve, dhe brenda Shqipëria e solidaritetit”, tha ai,

Renzi është i ashpër edhe në lidhje me retorikën anti-evropiane, që sipas tij është një populizëm i kotë.

Është në modë të fajësosh Evropën. Por nuk është kështu, miq. Shpresoj që Eurobondet të realizohen. 

Por edhe nëse Eurobondet nuk do të realizohen, Evropa do ta mbajë të paprekur rëndësinë e saj për ne”, është shprehur në komentin e tij Renzi.

Sipas tij, Bashkimi Evropian, përkundër asaj që thonë skeptikët, ka bërë shumë për Italinë në këto kohë krize, madje sipas tij e kanë shpëtuar nga rrënimi.

Nëse nuk do të kishte një Bankë Qendrore Evropiane, sot Italia do të ishte shumë afër rrënimit.

Pra mos besoni askënd që thotë se është faji i gjithë Evropës”, thotë ndër të tjera Matteo Renzi në komentin e tij.

Renzi njihet për linjën e tij pro evropiane edhe në kohën kur drejtonte Italinë dhe opozita e Lega Nord e akuzonte për një linjë tejet të butë në raport me Bashkimin Evropian, sidomos për çështjet që lidheshin me emigracionin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: