Home / Kronika / Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca: Tjetër shembull solidariteti

Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca: Tjetër shembull solidariteti

Ambasadori i Bahskimit Europian në vendin tonë,  Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e 70 qytetarëve europianë që ishin të bllokuar në Shqipëri, pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Soreca shkruan në twitter se ky është një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret që është duke siguruar në kohë nevoje.

Një falënderim për qeverinë shqiptare, për mbështetje konkrete për riatdhesimin 70 qytetarëve të Bashkimit Evropian që ishin bllokuar në Shqipëri. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret që tregon Shqipëria në këtë kohë nevoje”, shprehet Soreca në një postim në Twitter.

Shtetasit evropianë ishin të bllokuar  në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: