Politika

“Qeveria anulon prokurimet publike”, Basha: E përshëndes vendimin edhe pse i vonuar

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se sot qeveria ka njoftuar përmes APP anulimin e prokurorimeve që nuk lidhet me emergjencën e COVID-19.
Në një videokonferencë on line me gazetarët, Basha tha: “I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore.

Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse I vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do I kursejë shqiptarëVE 200 mln euro.
KërkoJ transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Cdo procedurë duhet të jetë transparente.

Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur cdo qindarkë të taksapagueseve I cili duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button