Home / Rajoni / Shënohen 16 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Shënohen 16 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë shënuar 16 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, tha se rastet e reja janë regjistruar në Podgoricë, Tivar, Nikshiç, Danilovgrad dhe Herceg Novi.

“Shumica e tyre, gjegjësisht 10 janë në Podgoricë ndërsa në qytete të tjera nga një ose dy. Dhjetë rastet e reja janë kontakte të rasteve të identifikuara më parë, dy janë të importuara dhe pesë janë duke u hulumtuar. Pra, jemi duke kërkuar rastin zero”, tha Mugosha.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, gjithsej 160 janë të prekur me koronavirus, prej të cilëve 73 në Podgoricë, 34 në Tuz, 12 në Tivar, në Ulqin ka 9 raste të regjistruara, në Andrijeviç 7, në Bijelo Polje 6, nga 5 raste në Herceg Novi dhe Nikshiç, 4 në Budvë, 3 në Danilovgrad dhe 2 në Tivat.

Mugosha theksoi se këto të dhëna tregojnë përhapjen lokale të sëmundjes.

“Ne kemi arritur të qëndrojmë më gjatë si një vend pa të infektuar. Megjithatë, gjithçka që ndodhi më vonë, që ishte mungesa e respektit për masat, rezultoi në përhapjen e sëmundjes. Unë u bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve që t’u përmbahen masave të miratuara në mënyrë që të mos vijmë deri aty ku nga një person i infektuar të kemi 90 pacientë. Duhet të respektojmë masat”, tha Mugosha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: